Sport
Kjo është arsyeja pse transferimi i Pogbas te Real Madrid mund të dështojë

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, mbetet një tifoz i madh i bashkëatdhetarit të tij, por efekte financiare të shkaktuara nga COVID-19 tashmë po ndjehen në klub.

Megjithëse marrëveshja për Pogban do të arrihej me Real Madrid që do të përfshinte shumë lojtarë në ofertën drejtuar Manchester United, paga e 27 vjeçarit ende mbetet një pengesë e madhe, raportojnë mediet në Angli, përcjell lajmi.net.
Lojtarët e Real Madrid kanë pranuar një ulje page prej 10 për qind për pjesën tjetër të sezonit në prill dhe ata po negociojnë një ulje tjetër për vitin e ardhshëm pas humbjeve të mëdha të shkaktuara nga COVID-19.
Te Real Madrid kanë frikë se do të ketë pakënaqësi në zhveshtore nëse u kërkojnë lojtarëve të bëjnë një sakrificë afatgjate rreth pagave, teksa Paul Pogbas do të duhet t’i paguajnë 15 milionë euro për të bindur për transferim në Bernabeu./Lajmi.net/






















