Connect with us

Kosovë

Kina u përgjigjet akuzave të SHBA për origjinën e koronavirusit

Publikuar

Kina, jo vetëm ka hedhur poshtë akuzat e presidentit amerikan, Donald Trump dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo në lidhje me origjinën e COVID-19, por edhe i ka përgënjeshtruar ato.

“Ne këshillojmë politikanët amerikanë të ndalojnë së përdoruri retorikë të tillë për të mashtruar njerëzit dhe të shmangin diskreditimin e vetes”, është shprehur Zhao Lijian, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Kinë, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësi theksoi se edhe pse të gjithë ekspertët besojnë se COVID-19 e ka origjinën në natyrë dhe u transmetua nga kafshët tek njerëzit, Pompeo dhe administrata amerikane vazhdojnë, sipas tij, të përsërisin gënjeshtrat për origjinën e virusit që shkaktoi pandeminë.

“Nuk është hera e parë që Pompeo shpërndan dezinformim. Të gjithë e dimë që ai thjesht po përsërit gënjeshtrat e tij. Por, nuk ka rëndësi se sa herë i përsërit ato, ai nuk mund ta ndryshojë faktin se ato janë gënjeshtra, dhe po ashtu nuk mund të ndalojë progresin e kinezëve në rrugën e tyre, duke ruajtur karakteristikat e veta”, ka shtuar zëdhënësi.

Deklaratat e Zhao Lijian erdhën vetëm dy ditë pasi qeveria kinezi bëri publike një raport me 24 pika, të cilat, sipas tij, mësonin se qeveria amerikane po gënjen në lidhje me origjinën e COVID-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK