Connect with us

Kosovë

Kina shënon raste të reja me COVID-19

Publikuar

Kina ka publikuar statistikat e infeksioneve me koronavirus në 24 orët e fundit.

Kina raportoi 12 raste të reja të koronavirusit për 30 Prill, nga katër sa ishin një ditë më parë, të dhënat nga autoriteti shëndetësor i vendit treguan të premten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Gjashtë raste u importuan, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC), nga katër një ditë më parë.

Nga rastet e transmetimit të brendshëm, pesë ishin në provincën verilindore të Heilongjiang dhe një në rajonin verior të Mongolisë së Brendshme.

Kina nuk raportoi asnjë rast të transmetimit të brendshëm një ditë më parë, transmeton lajmi.net.

NHC gjithashtu raportoi 25 raste të reja asimptomatike për 30 Prill, nga 33 një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend ka arritur në 82.874. Me asnjë vdekje të re të enjten, numri i tyre mbeti në 4,633.

NA NDIQ NË FACEBOOK