Uncategorized
Kim Jon Un bëhet i gjallë pas 20 ditësh

Kim Jong-un ka bërë paraqitjen e parë publike pas 20 ditësh thonë mediat shtetërore të Koresë së Veriut, mes spekulimeve për shëndetin e tij
Kim, 36 vjeç, u pa për herë të fundit në një takim qeveritar më 11 prill dhe çuditërisht ai mungonte në festën e ditëlindjes së gjyshit të tij të ndjerë Kim Il-Sung, më 15 prill.
Sipas mediave të huaja mësohet që Kim kishte kaluar një procedurë kardiovaskulare dhe po kurohet në një vilë në provincën e Phyongan të Veriut.






















