Connect with us

Sport

KF Arbëria siguron Superligën për herë të parë në histori të klubit

Publikuar

Kjo skuadër do të garojë për herë të parë në historinë e tyre në Superligën e Kosovës.

FFK ka vendosur të përfundojë parakohe sezonin në Ligën e Parë, shkaku i COVID-19, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat e para nga kjo ligë, FC Besa dhe KF Arbëria kanë siguruar inkuadrimin e drejtpërdrejt në Superligën e Kosovës për sezonin e ri.

Arbëria në Ligën e Parë pas 20 ndeshjeve, kishte grumbulluar 36 pikë, me 10 fitore, 6 barazime dhe katër humbje.

Skuadra e themeluar në vitin 1977, në sezoni e ri do të garojë për të parën herë në Superligën e Kosovës, dhe do të mas forcat me skuadrat më të mira në futbollin tonë./Lajmi.net/

Kemi ëndrruar për shumë kohe dhe tani jemi te realiteti!Një ëndërr na bashkoi në një rrugë me plotë sfida dhe sot jemi…

Gepostet von KF Arbëria am Mittwoch, 27. Mai 2020

 

NA NDIQ NË FACEBOOK