Sport
Këto janë çmimet e dhomave në hotelet ku po qëndrojnë lojtarët e Bundesligës

Të 18 klubet janë duke përdorur të ashtuquajturat “hotele karantine” për të mbajtur lojtarët e tyre të sigurt pasi duhet t’u përmbahen protokolleve të reja, teksa kërkojnë të minimizojnë gjasat për përhapjen e koronavirusit.
Bundesliga do të kthehet me një seri të plotë ndeshjesh pas dyerve të mbyllura, me gjashtë ndeshje që do të luhen ditën e shtunë, dy ditën e diel dhe një ditën e hënë.
Para udhëtimit të tyre në Augsburg, yjet e Wolfsburg janë duke shijuar rehatinë në hotelin me pesë yje, ‘Ritz-Carlton’.
Sipas Bild, ky hotel është më i shtrenjti nga të gjithë që janë duke u përdorur nga klubet e Bundesligës, përcjell lajmi.net.
Një dhomë standarde për natën e parë në qershor kushton 460 funte në ‘Booking.com’, pesë herë më shumë sesa hotelet që janë duke përdorur Bayern Munich, Borussia Dortmund.
Sidoqoftë, Bild pretendon se Wolfsburg po paguan vetëm 123 funte për dhomë, sepse kanë një partneritet afatgjatë me këtë hotel.
Kampionët e Bundesligës po paguajnë 88 funte për një natë për yjet e tyre që të flenë në hotelin Unterschleissheim, në veri të Mynihut.
Më poshtë, i gjeni hotelet dhe pagesat për dhomë që skuadrat e Bundesligës po i bëjnë, me vendosjen e lojtarëve në karantinë, para vazhdimit të kampionatit./Lajmi.net/























