Connect with us

Kosovë

Kështu arsyeton Rexhep Selimi lejen për Aleksandër Jabllanoviqin që të shëtis lirshëm nëpër Kosovë

Publikuar

Rexhep Selimi i Vetëvendosjes ka folur për lejen që Ministria e brendshme e udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Xhelal Svecla, ia dha Aleksandër Jabllanoviqit.

“Është një vendim që të gjithë kryetarët e partive, kanë leje për lëvizje qarkullimi.  Pra, meqë e përmende Jabllanoviqin, kjo është për të gjithë kryetarët e partibve, besoj e keni pa iu është lejuar të gjithëve në Prishtinë”, ka thënë ai në T7, përcjell Periskopi.

Selimi ka folur edhe për rastin e Pacollit.

“Sa i përket zotit Pacolli, nuk qëndron asnjë deklaratë ose veprim zyrtar ose jozyrtar që ia ka ndaluar as lëvizjen dhe as hyrjen e zotit Pacolli në Kosovë. Askush nuk i ka thënë do të arrestohesh nëse vjen në Kosovë. Nuk ekziston asnjë shkresë zyrtare, thirrje zyrtare e as veprim zyrtar e as formal, e as verbal e as privat që ia ka ndaluar dikush zotit Pacolli kthimin në Kosovë”, ka thënë ai./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK