Kosovë
Këshilltari i Thaçit: Kurti njohu sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën

Është duke vazhduar debati për referencat që VV-ja i ka bë Kushtetutës së Serbisë, për t’u ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Artan Behrami, këshilltar i Presidentit Thaçi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se pasi UÇK-në e shpallen fajtore për krimet në Kosovë, tani Lëvizja Vetëvendosje shfrytëzon edhe Kushtetutën e Serbisë, e cila Kosovën e trajton si pjesë të saj, për t’i luftuar kundërshtarët politikë shqiptarë në Kosovë!
“Me referimin që i bëjnë, Vetëvendosje bëhet partia e parë shqiptare në historinë postkomuniste të Kosovës që e njeh dhe legjitimon Kushtetutën e Serbisë si dokument zyrtar! Nëse i bashkohen deklaratat e tyre për UÇK-në me referencën në Kushtetutën e Serbisë, këto përbëjnë skandalin dhe dëmin më të madh politik në historinë e Kosovës!”, ka shkruar ai. Behrami ka shkruar se paramendoni sikur Albin Kurti ta udhëhiqte dialogun me Serbinë, të cilës ia njeh sovranitetin mbi Kosovën! “Një dialog nga poshtë lartë, si kryeministër i Republikës së Kosovës apo Krahinës autonome të Kosovës? Tek tani po e kuptoj pse ai e zgjodhi Lajçakun dhe jo Amerikën!”, ka shkruar ai. Ndaj kësaj kanë reaguar edhe shumë jurist dhe gazetarë, të cilët kanë kritikuar VV-në që kanë përdorur referenca të kushtetutës së Serbisë.


















