Connect with us

Kosovë

Keshilltari i Thaçit: Gjykata Kushtetuese shkatteroje planin e dhunshem te Surroit dhe Kurtit

Publikuar

Këshilltari i Presidentit Thaci, Artan Behrami, shkruan se vendimi i Gjykatës për pezullimin e dekretit, pamundësi që të bllokohet dhunshëm Qeveria e re nga Vetëvendosja.

Ai shkruan:

Praktika e Venezuelës me dy Qeveri, që në Kosovë si koncept u importua nga Veton Surroi, u rrënua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të votimit të Qeverisë së re.

Jetësimi i planeve të Lëvizjes Vetëvendosje për bllokimin e dhunshëm të Qeverisë së re, përfundimisht pamundësohet me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Tani i mbetet të gjitha palëve që ta presin vendimin përfundimtar dhe ta respektojnë me përpikëri, pavarësisht epilogut të tij.

Duhet t’i besojmë Gjykatës Kushtetuese dhe jo ta stigmatizojmë sikurse Lëvizja Vetëvendosje, e cila e sulmon sa herë që ajo merr vendime që nuk i përshtatën VV-së!

Republika e Kosovës, qytetarët tanë, kanë nevojë për rend, ligj dhe qetësi publike, jo për anarki institucionale dhe dhunë politike!

NA NDIQ NË FACEBOOK