Sport
Kane largohet nga Tottenham, Mourinho gjen zëvendësuesin në Itali

Reprezentuesi anglez vazhdimisht ka përsëritur dëshirën për të fituar trofe, diçka që nuk po e arrin te Tottenham, dhe një largim këtë verë duket shumë i mundshëm.
Tottenham do të fitonte para të mira nga shitja e Harry Kane, dhe një pjesë të atij buxheti do ta shpenzonte për sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile, përcjell lajmi.net.
Immobile ka pasur një sezon të shkëlqyeshëm me Lazion, dhe aktualisht është golashënuesi më i mirë në Serie A me 27 gola.
Kujtojmë se 30 vjeçari Immobile në të kaluarën ka pasur disa përvoja jashtë Italisë, te Dortmund dhe Sevilla, po të cilat nuk ishin të suksesshme./Lajmi.net/






















