Connect with us

Sport

Kampionati që befason të gjithë, të premten luhet ndeshja e parë

Publikuar

Koreja e Jugut ka qenë një frymëzim global në luftimin e koronavirusit dhe tani ka mundësinë që të sigurojë një shembull të ngjashëm në fushën e futbollit.

Ndeshja mes Jeonbuk dhe Suwon do ta bëjë hapjen e kampionatit të shtetit aziatik, më 8 maj – derisa pritet të bëhet kampionati i parë që nis të luajë futboll pas ndalesës nga pandemia koronavirus, transmeton lajmi.net.

Liga hasi në vështirësi në fillim të sezonit, pasi nuk gjetën marrëveshje për transmetin e kampionatit. Tani nga Kina në Kroaci, kompani të ndryshme kanë trokitur në derën e organizatës me seli në Seul për të transmetuar futboll live.

“Futbolli i gjallë është me të vërtetë i rrallë këto ditë”, thotë Kwon Oh-gap, presidenti i K-League.

“Është një mundësi e shkëlqyeshme për ta njoftuar botën për ligën më të mirë të Azisë. Shpresojmë që tifozët të harrojnë virusin kur të shikojnë K-League”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK