Connect with us

Kosovë

Kajtazi: Kurti ka gabuar që e ka publikuar letrën – kërcënimi ndaj tij të merret seriozisht

Publikuar

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi, ka thënë se pakashumë diskursi aktual në skenën politike kosovare përngjanë me atë të pasluftës.

“Ky diskursi i përhapjes së mosdurimit, urrejtjes ka qenë nga paslufta dhe të gjitha akte dhunës, vrasje pasluftës që janë të natyrë politike janë si pasojë se dikush ka krijuar një terren të mosdurimit dhe urrejtjes, dikush ka mundur t’i fusë duart dhe t’i realizojë qëllimet e veta”.

Sipas Kajtazit, Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk është dashur që ta publikojë letrën e kërcënimit ndaj tij, njofton Klan Kosova.

“Letrën e kam lexuar dhe po ta shikosh se si është shkruar del se është shkruar nga një person i nivelit mesatar të shkollimit. Ka shumë gabime dhe nuk përket me një organ të specializuar. Kërcënim duhet të merret serioz”.

“Është papërgjegjësi nga ana e Kurtit. Nuk është dashur që letra të publikohet fare por që të dorëzohej tek organet kompetente”.

Kajtazi në edicionin special ka thënë se është për keqardhje që klasa politike kosovare nuk e ka dënuar kërcënimin e bërë ndaj Kurtit.

NA NDIQ NË FACEBOOK