Connect with us

Ndryshe

Itali, ja si grabitësit dështojnë në vjedhjen e një ATM

Publikuar

Banorët e qytetit italian të Asiago xhiruan nga dritaret hajnat që vodhën një ATM nga një mur, por planet e tyre u prishën nga policia.

Videoja u shfaq në rrjetet sociale në prill, duke treguar hajdutët duke nxjerrë një ATM nga muri dhe e ngarkuan në një kamion.

Hajdutët fillimisht vodhën një kamion tërheqës në qytet dhe shkuan të vjedhin ATM-në më të afërt.

Banorët që regjistruan videon thirrën policinë dhe ajo arriti në kohën kur hajdutët ngarkuan ATM në kamion. Grupi i hajnave shpejt hyri në makinën e parkuar aty pranë dhe ikën, por sipas raporteve ata u kapën shpejt.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK