Sport
Ish portieri i Juventusit: COVID-19 është një grip i thjeshtë

Edhe pse në Itali kanë vdekur më shumë se 30 mijë njerëz si pasojë e koronavirusit, Tacconi vazhdon ta cilësojë si një grip të zakonshëm.
“Për mua, koronavirusi është një grip i thjeshtë”, ka deklaruar Tacconi, përcjell lajmi.net.
“Kur njoftojnë në konferenca për media se mijëra persona kanë vdekur, le të më thonë se sa prej tyre kanë vdekur prej koronavirusit. Nuk janë të gjitha vdekje të njëjta. Do të doja që futbollit të kthehet, madje me tifozë”, ka shtuar ai.
Futbolli do të kthehet në pjesën më të madhe të ligave në Evropë, por ai do të luhet pa tifozë.
Një gjë të tillë fillimisht do ta bëjë Bundesliga gjermane./Lajmi.net/






















