Connect with us

Sport

Ish lojtari i Atleticos: Nuk do të gënjej, në Kinë nuk kam shkuar për futboll

Publikuar

Pas një sezoni të mirë në fanellën e Atleticos, argjentinasi pati befasuar të gjithë kur në vitin 2017 vendosi të transferohet në futbollin kinez, duke iu bashkuar Beijing Renhe.

“Nuk do të gënjej, nuk shkova në Kinë për arsye futbolli. Kisha edhe dy vite në kontratën time me Atleticon dhe Simeone më donte mua. Aspektet financiare ishin vendimtare”, ka deklaruar Fernandez, përcjell lajmi.net.

“Futbolli kinez është nënvlerësuar shumë”.

“Futbolli kinez është i shpejtë dhe dinamik. Jam mirë këtu, kam miq dhe kam hapur një restorant”, ka shtuar 34 vjeçari.

Viteve të fundit shumë futbollistë kanë lënë ligat më të forta në Evropë, për t’u transferuar në Kinë./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK