Connect with us

Kosovë

Ish këshilltari i Avdullah Hotit: Tash fillon faza kur duhet të jetojmë me virusin, deri në vaksinë s’ka shpëtim

Publikuar

Ish këshilltari i ish zv.kryeministrit Hoti, Visar Berisha, ka komentuar ndërrimin e fazës së masave restriktive për të luftuar pandeminë e Covid-19. Sipas tij, prej tash e tutje na duhet që të jetojmë me virusin duke shtuar kujdesin tonë si qytetar. 

Prej nesër e deri më 18 maj parashihet që qytetarëve t’iu lejohet deri në 3 orë në ditë qarkullimi nëpër rrugët e tyre. Kurse prej datës 18 maj pritet që të ketë lehtësime të tjera për shkak të dëmeve të mëdha që po përjeton ekonomia e vendit.

Mjeku Visar Berisha ka konsideruar se tash duhet të jetojmë me koronavirusin, por duke shtuar pjekurinë tonë.

“Maskat, higjiena personale e distanca sociale tek tash kanë me u testu prej secilit nga ne; në punë, në treg, markete, berberhane, qendra tregtare.” – shkruan ai.

Ai beson që edhe koha e mirë e me diell mund të ndihmojë në luftën tonë kundër pandemisë.

Ashtu si ekspertët e mëdhenj botëror edhe Berisha nuk beson që do të jemi të sigurt nga virusi pa zbulimin e vaksinës.

Statusi i plotë: 

Pandemia, faza 2!

Mbyllja, lockdown-i per t’i ba rezistence Pandemise ka qene veprim i joni reaktiv por i pa alternative.
Na s’kishim mujte ndryshe me majte nen kontrolle shperndamjen e virusit e as skishim mujte me pshtue sistemin tone shendetesor prej gjunjezimit. E kemi ndermarr hapin e duhun, sado reaktiv ka qene apo afektiv mund t’jete dukun.

Tash fillon faza 2 e bashkjeteses me virusin por edhe e pjekunis’ tone. Ku, do te fillojme me iu afru atij por gjithmone te gatshem me ba prap zap.
Maskat, higjiena personale e distanca sociale tek tash kane me u testu prej secilit nga ne; ne pune, ne treg, markete, berberhane, qendra tregtare…(mik kemi me pase edhe kohen e mire).

Deri ne vaksine asgja ska me na brojte vec vetes tone; vetkontrollit, reduktimit te qejfeve tona e shprehive te luksit.

Do jemi ne test krejt kohen! Ska relaksim ne kuptim e plote te fjales.
Kush mendon se me kalimin e semundjes e ka kcye jazin le ta din se me rastin ma te keq tash nje vit mundet me u smu apet prej ketij virusi (ne rastin ma te mire i ban lak atij per rreth dy vjet).

Pra, VAKSINA asht zgjidhja perfundimtare, tjerat jane si me ec neper teh te shpates…

NA NDIQ NË FACEBOOK