Connect with us

Sport

Ish-futbollisti trondit me deklaratën: Dhashë ryshfet që të luaja në Botërorin e 2014-ës

Publikuar

33-vjeçari rrëfen se pasi mësoi se nuk do të luante në Brazil, dikush i kërkoi që të jepte para për të ndryshuar listën e lojtarëve të Nigerisë që do të përfaqësonin shtetin afrikan në Botërorin e 2014-ës.

“Supozohej që unë të luaja në Kupën e Botës 2014. Atë kohë po luaja në Ligën e Kampionëve me Schalke 04 dhe gjithçka po shkonte mirë. Në fund të sezonit, mora ftesë për ndeshjet përgatitëse me Nigerinë. Dy ditë pasi doli lista, m’u kërkua që të jepja para për të qenë pjesë e kombëtares në Kupën e Botës në Brazil”, rrëfen Obasi.

Disa vite më parë, njëri prej asistentëve të stafit teknik të Nigerisë deklaroi se Obasi nuk e meritonte të merrte pjesë në Botërorin e 2014-ës pasi kishte futbollistë më të mirë se ai. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK