Sport
Ish futbollisti i PSG-së gjendet i vdekur në moshën 24 vjeçare

Klubi i tij aktual, skuadra franceze amatore AS Furiani-Agliani ka njoftuar sot në mëngjes për vdekjen e tij. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet.
“Familja juaj e dytë do të mendojë gjithmonë për ju. Pusho në paqe Jordan”, shkruhet në njoftimin e klubit, përcjell lajmi.net.
Ngushëllimet për vdekjen e futbollistit ka dërguar edhe ish skuadra e tij, PSG.

“Një vendas nga Parisi që mbërriti në moshën 13 vjeçare në akademinë e PSG-së, Jordan Diakise lë vetëm kujtime të mira me trajnerët dhe shokët e tij të skuadrës”, nis ngushëllimi i kampionëve të Francës.
“Ishte një trishtim i madh për të mësuar për vdekjen e tij në moshën 24 vjeçare”.
“PSG dërgon ngushëllimet e tyre për familjen e tij, të afërmit dhe klubin”./Lajmi.net/






















