Connect with us

Shëndetësi

Infeksionet e reja në Gjermani mbesin nën 1000

Publikuar

Gjermania ka regjistruar 933 infeksione të reja, duke çuar në total numrin e të prekurve në 172,239.

Numri i vdekjeve u rrit me 89 në 7.723.

Grafiku më poshtë tregon numrin e vdekjeve në Gjermani që nga fillimi i marsit, duke treguar vendin në një prirje të qartë rënëse. Masat e bllokimit filluan të lehtësohen ngadalë më 20 prill, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Që nga fillimi i shpërthimit të virusit, vendi ishte prekur më pak se fqinjët e saj të Evropës Perëndimore. Por ndërsa hiqen më shumë kufizime, ekziston shqetësimi se numrat mund të rriten përsëri.

NA NDIQ NË FACEBOOK