Artikull i sponzorizuar
IBU vazhdon me digjitalizimin e shërbimeve online

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (International Balkan University), në frymën e modernizimi dhe digjitalizimit të shërbimeve të tij sot ka lançuar shërbimin më të ri të quajtur “IBUPay”, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në vend, që ka për qëllim ofrimin e mundësisë për kryerjen e të gjitha pagesave ndaj universitetit përmes këtij online shërbimi.
Përmbes IBUPay, duke përdorur debit ose kredit kartela të lëshuara nga cilado bankë në botë, studentet do të mund t’i kryejnë obligimet financiare ndaj universitetit përmes kësaj platform, stafi akademik do të mund të bëjë pagesat për pjesëmarrje në kongrese, konferenca e seminare që organizon IBU gjatë vitit akademik, ndërsa donatorët t’i realizojnë donacionet ndaj këtij universiteti me karakter fondacioni dhe jofitimprurës.
Shërbimi “IBUPay” gëzon tëgjitha standartet ndërkombëtare të aprovuara edhe nga Visa dhe Mastercard që lidhen më sigurinë dhe validitetin e pagesave online.






















