Sport
Ibrahimovic largohet nga Milano, rikthehet në Suedi

Sipas Sky Sport Italia, klubi ka autorizuar largimin largimin e Ibrahimovic, dhe avioni i tij u ngrit në Aeroportin Linate sot pasdite.
Ibrahimovic pritet të jetë jashtë fushave për afër një muaj.
Ai ka pasur një seancë fizioterapie sot në mëngjes në qendrën stërvitore të Milanit, para largimit drejt Suedisë, përcjell lajmi.net.
Është raportuar se ai do të rikthehet në Milano javën tjetër, ku ai duhet t’i nënshtrohet sërish karantinës dhe testeve për COVID-19./Lajmi.net/





















