Connect with us

Kosovë

I propozuari për ministër të Drejtësisë: Pavarësia e sistemit tonë juridik është e domosdoshme

Publikuar

I propozuari për ministër të Drejtësisë nga AAK, Selim Selimi, është shprehur se liria e një personi duhet të jetë absolute.

Në një postim të tij në Twitter, Selimi ka thënë se e vetmja formë se si njeriu mund ta ushtrojë lirinë e tij, është në një sistem kontrollesh apo ekuilibrash.

Sipas Selimit, pavarësia e sistemit juridik të Kosovës është e domosdoshme.

Postimi i plotë:

Qeveritë vijnë dhe shkojnë, por liria e një personi duhet të jetë absolute. E vetmja mënyrë se si një person mund të ushtrojë lirinë e tij / saj është në një sistem kontrollesh dhe ekuilibrash. Pavarësia e sistemit tonë juridik është e domosdoshme. Më pak qeveri dhe më shumë sundim të ligjit!.

NA NDIQ NË FACEBOOK