Connect with us

Kosovë

I padituri Blerim Latifi fyen ashpër paditësin Driton Tali dhe ia përmend sërish takimet me Thaçin

Publikuar

më

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar pasi mori lajmin se është paditur nga ana e këshilltarit të Kurtit, Driton Talit mbi pretendimet e tij për servilizmin e këtij të fundit ndaj presidentit Thaçi në vitin 2010. 

Tali ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se e ka paditur Latifin për këto pretendime, megjithëse nuk ka ngurruar që ta fyejë këtë të fundit madje duke e përdorur edhe një frazë të çuditshme si “UDB-ashi brina s’ka”.

UDBA ishte akronimi i shërbimit të sigurimit shtetëror jugosllav (Uprava Državne Bezbjednosti).

Latifi e ka shpërfillur një akuzë të tillë ndërkohë që është marrë në statusin e ri vetëm me padinë që Tali ka ushtruar ndaj tij.

Ai e ka quajtur “të padijshëm, sharlatan dhe analfabet” Talin ndërkohë ka ngulmuar se ngjarja në fjalë ka ndodhur.

“Takimet e tij me kryeministrin Thaçi në pranverën e vitit 2010 janë gjëra publike, të njohura nga të gjithë në ato kohë. Edhe ato në zyren e Thaçit.” – shkruan ai .

Statusi i plotë: 

Driton Tali-Kali po mendon se me tremb me padinë e tij. Se është i padijshëm dhe sharlatan e tregon qysh ne fjalinë e tij të parë ku shkruan se me “sabah ju kurdis padia Blerim Latifit”. Shikoni sa analfabet është: nuk di të dalloj fjalët “padis” dhe “kurdis”. Në fakt, e tërë e ashtuquajtura “padi e tij” është kurdisje e tij prej mjerani. Takimet e tij me kryeministrin Thaçi në pranverën e vitit 2010 janë gjëra publike, të njohura nga të gjithë në ato kohë. Edhe ato në zyrën e Thaçit. Me padi të shpifura nuk mundet t’i fsheh servilosjet e tij të dikurshme dhe t’i arsyetoj ato të sotmet. Unë nuk i trembem as këtij mjerani dhe askujt tjetër, sepse kurrë në jetë se kam futur në pazar nderin dhe krenarinë time. Rrjedhimisht as drejtësisë, e cila Driton mjeranit do t’ia përplas fytyrës gomarllëqet e tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK