Connect with us

Uncategorized

I goditur nga pandemia e koronavirusit, Arabia Saudite trefishon TVSH-në për të mbështetur ekonominë

Publikuar

Arabia Saudite trefishoi tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH), për të ndihmuar ekonominë e goditur nga koronavirusi. TVSH-ja do të rritet nga 5 për qind në 15 për qind, ndërsa kostoja e ndihmës për jetesë do të pezullohet nga 1 qershori, raportoi media shtetërore.

Ndihma prej rreth 260 dollarësh në muaj për punëtorët e shtetit ka nisur të zbatohet në vitin 2018.

“Këto masa janë të dhimbshme, por të nevojshme për të ruajtur stabilitetin financiar dhe ekonomik në afat të mesëm dhe të gjatë, si dhe për të kapërcyer krizën e paparë të koronavirusit me dëmet më të vogla të mundshme”, tha ministri i Financave, Mohammed al-Jadaan, raporton Rel.

Njoftimi erdhi pasi shpenzimet shtetërore në Arabinë Saudite i tejkaluan të ardhurat, duke e shtyrë këtë vend në një deficit buxheti prej 9 miliardë dollarësh, në tre muajt e parë të vitit. Kjo, pasi që të ardhurat nga nafta në këtë periudhë kanë rënë me gati një çerek krahasuar me një vit më parë.

Pandemia e koronavirusit dhe kufizimet që ka shkaktuar ajo kanë bërë që kërkesat për naftë të zvogëlohen dhe, rrjedhimisht, çmimet e naftës të bien në nivele rekorde në gjithë botën. Arabia Saudite ka raportuar mbi 41,000 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 255 viktima.

Maqedoni26 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme33 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni51 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni1 hour ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë1 hour ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme1 hour ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë1 hour ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme3 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni3 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK