Connect with us

Kosovë

Hoti: VV’ja s’mund ta dirigjojë e as kontrollojë LDK’në

Publikuar

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje kanë dallime të mëdha konceptuale dhe për këtë edhe ndodhen përplasjet.

Ai ka thënë se LDK-në askush nuk mund ta dirigjojë e as ta kontrollojë dhe për këtë ka thënë se nuk arritën të bashkëqeverisin me VV-në, e cila sipas tij dëshironte të impononte koncepte që nuk janë të LDK-së.

“Me VV jemi parti komplet të ndryshme, në qasjen e tyre për të kontrolluar gjithçka edhe të menduarit të shprehurit, të vendimmarrjes, por që LDK nuk e lejoi një qasje të tillë, ju e din që LDK një qasje të tillë as brenda partisë nuk e lejon”, ka thënë Hoti.

Hoti ka akuzuar Kurtin se nuk kishte guxim të marrë përgjegjësi për të vazhduar dialogun me Serbinë.

Në një intervistë për RTV 21 Hoti ka thënë se në qeverinë e tij në disa ministri do të vendosen nga 3 zëvendësministra./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK