Sport
Historia e jashtëzakonshme e FC A&N, skuadra që në një vit ekzistencë siguron Ligën e Parë

Një storje e bukur vjen nga FC A&N, skuadër që është krijuar së fundi, por që nga sezoni i ri do ta shohim në Ligën e Parë të Kosovës.
Historia e FC A&N është vërtetë e jashtëzakonshme, shkruan lajmi.net.
Kjo skuadër në të kaluarën ka vepruar në skuadër të shkollës së saj të futbollit, dhe në vitin e kaluar vendosi të konkurrojë në garat kampionale, duke filluar nga Liga e Tretë, si rangu më i ulët i futbollit në Kosovë.

Por, kjo skuadër arriti të bëjë fuzionim me KF Kosovën e Prishtinës, dhe siguroi automatikisht Ligën e Dytë të Kosovës, në vitin e parë të ekzistimit të tyre.
Sezoni i parë i ekzistimit të tyre me pjesëmarrje në Ligën e Dytë shkoi në mënyrën më të mirë.
FC A&N ishte skuadra më e organizuar në Ligën e Dytë, gjë për të cilën edhe nuk i mungoi suksesi, duke konkurruar për kreun.
Me pezullimin e futbollit, kjo skuadër renditej në vendin e dytë, dhe vendimi i fundit i FFK-së, ia mundësoi asaj inkuadrimin në Ligën e Parë.
Dhe të mendosh vitet e ekzistimit të tyre, që në një vit ekzistencë të sigurosh Ligën e Parë, është diçka e rrallë, sigurisht e padëgjuar edhe më parë.
Vështirë të besohet se në të kaluarën, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, që një skuadër në kaq pak kohë ekzistencë të arrijë një nivel kaq të lartë të garave./Lajmi.net/
Lajm i mirë për qytetin e Prizrenit dhe klubin tanë. FC A&N zyrtarisht kualifikohet në Ligën e Parë të Kosovës….
Gepostet von FC A&N am Mittwoch, 27. Mai 2020





















