Connect with us

Sport

Henry: Duhet ndërruar sport, për të mos qenë nën hijen e Messit

Publikuar

Francezi ka pasur mundësinë të luajë me argjentinasin te Barcelona, kur ky i fundit ishte në vitet e para të karrierës.

Sipas Henry, Lionel Messi është i padiskutuar në futboll, dhe të gjithë lojtarët e tjerë janë hije e tij.

“Çdo lojtar në planet është nën hijen e Lionel Messit”, ka deklaruar Henry, përcjell lajmi.net.

“Nëse doni të dilni nga hija e Messit, duhet provuar një tjetër sport”.

Lionel Messi cilësohet si futbollisti më i madh në histori të futbollit, duke fituar gjashtë herë Topin e Artë, më shumë se kushdo tjetër./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK