Connect with us

Kosovë

Heldt – Pacollit: Lehtësimi dhe liberalizimi i vizave nuk janë e njëjta gjë

Publikuar

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, ka reaguar ndaj ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili kishte pyetur se pse është lehtësuar procesi i liberalizimit të vizave për Bjellorusinë dhe jo për Kosovën.

Heldt i ktheu përgjigje Pacollit duke i thënë se duhet të sqarohet sepse vetëm është lehtësuar procesi i liberalizimit të vizave për Bjellorusinë.

“Epo, pse s’duhet ne që për hir të njerëzve atje të bëjmë atë që aplikojmë në Kosovë që nga pavarësia në vitin 2008? Lehtësimi i vizave nuk është liberalizim i vizave. Vetëm sa për të sqaruar se për çfarë po flasim”, ka shkruar Heldt në Tëitter.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK