Kosovë
Haziri: Vdekja e 26-vjeçarit humbje e madhe për Gjilanin

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka reaguar pas rastit tragjik të vdekjes së një 26 vjeçari nga kjo komunë.
Haziri tha se kjo është humbje e madhe për Gjilanin.
“U trondita me lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të 26-vjeҫarit, Agon Musliu, i cili ishte student i shkëlqyer i masterit, në Gjermani. Humbje e madhe për familjen e për Gjilanin. Komuna e Gjilanit do t’i qëndrojë afër familjes. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”.





















