Kosovë
Haziri apelon sërish: Mos shkoni mysafirë dhe as mos pranoni mysafirë

Ai ka kërkuar që qytetarët të shfrytëzojnë kohën e daljes, por kjo të bëhet me masa mbrojtëse.
“Mos jep e as mos merr shërbim pa dorëza e maska. Mos shko e as mos prano mysafirë edhe më tutje. Është e vërtetë se kjo situatë na ka lodhur, por nuk kemi alternativë tjetër”, ka porositur Haziri.
Ai ka njoftuar se po vazhdohet të mbështeten me pako ushqimore e higjienike, rastet me gjendje të rëndë ekonomike e sociale.






















