Connect with us

Shëndetësi

Haxhiu: Kadriaj që thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën

Publikuar

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, e ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave të dyshuar me Covid-19 duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre.

Sipas Haxhiut, ajo çfarë bëri Kadriaj është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane, transmeton Klan Kosova.

“Politika ekziston pikërisht ngaqë komuniteti angazhohet për të mirën e përbashkët, të individëve të bashkësisë. Politika nuk mund të jetë, nuk guxon të jetë antihumane. Ajo s’është politikë më pastaj, është krim”.

“Kjo çfarë bëri sot znj. Kadriaj është kulmi. Për të goditur politikisht ka dëmtuar rëndë dinjitetin dhe integritetin e personave duke publikuar emrat dhe diagnozat e tyre. Pra, zonja Kadriaj që vetë thotë se është mjeke sot na dëshmoi të kundërtën. Kjo është çnjerëzore, e pajustifikueshme, shumë ultë dhe në kundërshtim me legjislacionin dhe konventat evropiane”.

Kujtojmë se deputetja Time Kadriaj e ka akuzuar ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitinë, se i ka liruar disa aktivistë të VV-së që mund të ishin të prekur nga Covid-19 nga masa e karantinimit.

klankosova.tv

Lajme59 minutes ago

AUV demanton rezultatet e pretenduara nga “Vita”: Mostrat ende në analizë

Maqedoni2 hours ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni2 hours ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri2 hours ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme3 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme4 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni5 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota5 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme5 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni5 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni6 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota6 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

NA NDIQ NË FACEBOOK