Connect with us

Kosovë

Haxhiu i kundërpërgjigjet akuzave të veteranëve, publikon dëshminë

Publikuar

më

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas akuzave se nuk kanë ftuar organizatat e veteranëve të UÇK-së në takimin e mbajtur dje në Ekipin Punues për Themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka publikuar ftesën e dërguar këtyre organizatave.

Postimi i plotë:

Sqarim

Javën e shkuar, kemi pranuar propozimet e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave e shoqatave në ekipin punues për themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Dje kemi mbajtur takimin e parë të Ekipit.

Të gjithë të ftuarit, ishin të pranishëm, përveç përfaqësuesja e Agjencisë së statistikave dhe përfaqësuesi i OVL – UÇK-së.

Sot, u akuzuam nga përfaqësuesit e organizatës që nuk i kemi ftuar në takimim e djeshëm.

Kjo nuk qëndron.

Në vijim gjeni dëshminë për ftesën që kanë pasur e pranuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK