Connect with us

Kosovë

“Hashim Thaçi më parë bën vetëvrasje sesa të jap dorëheqje”

Publikuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nuk do të jap dorëheqje nga posti i tij edhe nëse verdikti i Gjykatës Kushtetueses e rrëzon dekretin e tij.

Kështu po vlerëson profesor dr. Binak Maxharraj, i cili shton se më parë Thaçi bën vetëvrasje sesa të jap dorëheqje.

Maxharraj përmes një shkrimi në Facebook, pohon se, Thaçi e din se verdikti i Gjykatës Kushtetuese do të jetë në favor të tij, pasi kjo Gjykatë nuk sjellë vendime kushtetuese por politike.

Më poshtë sjellim shkrimin e profesorit të postuar në Facebook:

Është artificialisht nervoz, është ne pritje te verdiktit te gjykatës kushtetuese lidhur më vendimin për mandatimin antikushtetues të Avdullah Hotit për kryeministër.

Ai e dinë fortë mirë se verdikti i Gjykatës do te jetë në favor te tij,sepse Gjykata Kushtetuese nuk sjell vendime kushtetuese por vendime politike, kur dihet se gadi te gjithë gjykatesit i ka emëruar PAN-i,Më 2014 kjo gjykatë tha se qeverin e formon vetem partia fituese,tashti ka me ja dredhë ndryshe jashtligjshëm dhe antikushtetues duke e mandatuar kryeministrin nga parti qe nuk është fituese e zgjedhjeve.

Pra, Gjykata KUshtetuese punon me dy kutë, e jo me kushtetut, bile as qe e mbronë se çka thotë kushtetuat por se çka thotë huta.

Por, megjithate këto ditë Hashim Thaçi po shtihavet se nese verdikti e gjuykates kushtetuese e rrexon mandatimin e tij Avdullah Hotit, ai ka bërë shkelje te kushtetutes dhe manipuloi me opinionin dhe me vehtëvehtën se nese ndodhë diçka e ktillë do te jepë doreheqje nese ia kërkon gjykata.

Por gjykata për askend nuk kërkon dorëheqje, ska kërkuar as për Fatmir Sejdiun e as për Behgjet Pacollin, por morali i tyre beri qe ata te dorehiqen si shkeles te kushtetutës.

Kësaj radhe nuk do te ndodhë asgje, doreheqeja e Thaqit nese nuk dekrteohet A.Hoti është vetem një blof, një një mashtri për opinion.

Duke e njohur natyrën e Hashim Tgaçit i cili është ne pushtet qe 20 vjetë, është misheruar ne pushtet, i ndrronë pozitat nga njera në tjetren. Kjo do te thotë se Hashim Thaçi nuk mund te jetoj pa pushtet.

Se, kndejmi pra, Hashim Thaçi më parë do te vetvritët se sa te jepë doreheqje. Kjo është egoja e tij.

Kujtojmë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë nuk e ka përjashtuar dorëheqjen në rast se Gjykata Kushtetuese e shpall antikushtetues vendimin e tij për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër të ri të vendit.

NA NDIQ NË FACEBOOK