Connect with us

Kosovë

Haradinaj: Rrezik për demokracinë nëse dekreti shpallet antikushtetues

Publikuar

më

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka thënë se partia e tij do të pranojë çfarëdo vendimi që do të marrë Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Haradinaj ka thënë se askush s’duhet të veprojë kundër vendimeve të Kushtetutës.

“Po. E pranojmë çfarëdo vendimi. Po besoj që po. Varet a u pëlqen. Ndoshta edhe neve s’na pëlqen, por s’mund të veprosh kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai në KTV.

Megjithatë, sipas Haradinajt, që ka nënshkruar marrëveshje me LDK-në për bashkëqeverisje, do të ishte rrezik për demokracinë e Kosovës, nëse dekreti do të shpallej antikushtetues.

Është rrezik për demokracinë nëse krijojmë standard se nëse i pari s’krijon qeveri për arsye se s’ka shumicën, e pastaj s’ka alternativë tjetër duhet të shkojmë në zgjedhje, është luks i demokracisë. Demokracia jonë e re nuk e ka këtë luks. E kemi vështirë si Kosovë të pranojmë standard të tillë se nëse AAK-ja ka fituar zgjedhjet dhe për një arsye nuk është në gjendje të krijojë shumicë parlamentare, ose s’do, është problem që e vetmja zgjidhje të jenë zgjedhjet”, ka thënë tutje ai.

Maqedoni49 minutes ago

Rregulla të reja për administratën: Dy vlerësime negative, humbje e vendit të punës!

Shqipëri1 hour ago

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

Kosovë2 hours ago

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Shqipëri4 hours ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Kosovë5 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni6 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri6 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme7 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni9 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri9 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Kosovë10 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme11 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

NA NDIQ NË FACEBOOK