Kosovë
Haliti sqaron deklaratën ‘krejt i kanë kah 2-3 milionë’: Mirë që ka mbet si fjalë

Xhavit Haliti nga PDK sonte në Desku ka sqaruar deklaratën e tij të para kohësh se ‘secili i ka kah 2-3 milionë euro, transmeton Periskopi.
Haliti thotë se kkjo varet se sa e vlerëson vetë pasurinë.
‘’Unë kam një pasuri ta quajmë nëse është pasuri. Kam tokën që na ka lënë baba dhe shtëpinë. Si familje me vëllezër dhe motra kemi 20 rroga në Zvicër. E kam thënë se pasuninë është si e vlerësoj unë. Ndoshta unë e vlerësoj 3 milionë por atë nuk ma blen askush as për 200 mijë. Kjo ka qenë. Por edhe e kam ngacmu Adriatikun për pronat e tij. Mirë që ka mbet fjalë, Uroj që t’i kenë të gjithë, më shumë. S’po them që i kanë të gjithë, por uroj që sot të mos ketë të papunë në Kosovë’’/PERISKOPI/






















