Connect with us

Lajme

Greqi: E zë poshtë traktori, humb jetën 20-vjeçari shqiptar

Publikuar

më

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Lamia të Greqisë.

Traktori me të cilin punonte i riu shqiptar u përmbys, duke i marrë atij jetën.

Mediat greke raportojnë se 20-vjeçari kishte marrë traktorin për të punuar në një ullishte.

Ndërkohë, rrugës për të shkuar atje, në rrethana të paqartë, mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë.

Një banor njoftoi menjëherë policinë, raporton Abc News përcjell Klan Kosova.

Ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet zjarrfikëse që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të të riut.

NA NDIQ NË FACEBOOK