Sport
Gladbach kthehet furishëm, mposht Frankfurtin në udhëtim

Gladbach ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme nga udhëtimi në Frankfurt, duke triumfuar me rezultatin 1:3, shkruan lajmi.net.
Golin e parë në këtë takim e shënoi Alassane Plea, pas vetëm 28 sekondave lojë, për të treguar qartë se Gladbach ishte aty për tri pikët.
Vetëm 8 minuta më vonë, Marcus Thuram dërgoi topin në rrjetën e nikoqirëve, për të çuar shifrat në 0:2.
Fitoren e mysafirëve e vendosi Ramy Bensebaini, duke shënuar në minutën e 73’ të takimit, gol ky që fundosi shpresat e Frankfurt.
Nikoqirët shënuan golin e nderit në minutën e 81’, me anë të Andre Silva, për rezultatin final 1:3.
Me këtë rezultat, Gladbach numëron 52 pikë për pozitën e tretë, duke tejkaluar Leipzigun, kurse Frankfurt mbetet me 28 pikë në pozitën e 13-të në tabelë. /Lajmi.net/





















