Kosovë
Gjoshi ndaj deklaratës së Sveçlës për familjen e Agon Musliut: Njerëzillëku ka vdekur në Vetëvendosje

Betim Gjoshi i PDK-së, ka komentuar deklaratën e ministrit në detyrë të Punëve të brendshme, Xhelal Svecla, i cili tha se ‘nuk ka hatërmbetje; rreth akuzave të babait të Agon Musliut.
Gjoshi shkruan në FB:
NJERËZILLËKU KA VDEKUR NË VETËVENDOSJE
Xhelal Sveçla paska thënë dikund se “nuk ka hatërmbetje” kur është pyetur rreth akuzës së babait të Agon Musliut, i cili pas tragjedisë së djalit të tij fajësoi direkt Albin Kurtin, Xhelal Sveçlën dhe Arben Vitinë.
Kjo mënyrë e komunikimit me një njeri që ka përjatuar tragjedinë më të rëndë që mund të përjetojë një prind – tregon se njerëzillëku ka vdekur në këtë parti politike.
Xhelal Sveçla dhe Arben Vitia duhet të japin dorëheqje sa më parë dhe Albin K. nuk duhet të vazhdojë të pengojë dorëheqjen e tyre.
#Amatera #InspektorXhela #diktator #VoVid



















