Connect with us

Kosovë

Gjoshi: Marrëzia e VV-së: I referohet Kushtetutës së Serbisë vetëm për të mbajtur një copë pushtet

Publikuar

 

 

Zyrtari i lartë i PDK-së Betim Gjoshi, ka thënë se kërkesa e LV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar Kushtetutës së Serbisë, tejkalon çdo betejë politike e juridike.

Përmes një reagimi në Facebook, Gjoshi ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje e kanë marrë për referencë, në favor të tyre, Kushtetutën e Republikës së Serbisë për të kundërshtuar Presidentin e Republikës së Kosovës që ka caktuar mandatarin e ri për formimin e Qeverisë. Ai ka rikujtuar se Kushtetuta e Serbisë e parasheh Kosovën pjesë të shtetit serb.

Reagimi i plotë i Gjoshit:

MARRËZI – VETËVENDOSJE E MERR PËR REFERENCË KUSHTETUTËN E SERBISË KUNDËR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

>> Të kërkosh të mbrosh pushtetin përmes Kushtetutës së Serbisë, e cila ka përmbajtje agresioni mbi Republikën e Kosovës, tejkalon çdo betejë politike dhe juridike. Kjo është marrëzia e radhës e Albin K. dhe Vetëvendosjes.

>> Kushtetuta e Serbisë e parasheh Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë dhe Vetëvendosje me deputetët e saj, për t’ia ruajtur pushtetin Albin K-së po marrin për referencë pjesë nga kjo Kushtetutë.

Miq të mi!

Edhe sa ditë i kanë mbetë kësaj Qeverie të shkarkuar?

Nuk e kam për asgjë tjetër, veç ta di ku është fundi i marrëzive të Albin K. dhe Vetëvendosjes.

A e shihni se çka paskan bërë në kërkesën e fundit që e kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese?

A e merrni me mend se çka janë në gjendje të bëjnë për të mbajtur një copë pushtet?

Albin K. dhe Vetëvendosje e kanë marrë për referencë, në favor të tyre, Kushtetutën e Republikës së Serbisë për të kundërshtuar Presidentin e Republikës së Kosovës që ka caktuar mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.

Kjo nuk është një përpjekje juridike për të triumfuar në një temë të caktuar. Kjo është marrëzia e radhës e Albin K. dhe Vetëvendosjes.

Kushtetuta e Serbisë e parasheh Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë dhe Vetëvendosje me deputetët e saj, për t’ia ruajtur pushtetin Albin K-së po marrin për referencë pjesë nga kjo Kushtetutë.

TË KËRKOSH TË MBROSH PUSHTETIN PËRMES KUSHTETUTËS SË SERBISË E CILA ËSHTË KA PËRMBAJTJE AGRESIONI MBI REPUBLIKËN E KOSOVËS, tejkalon çdo betejë politike dhe juridike. Tash jemi në fushën e marrëzisë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK