Connect with us

Kosovë

 Gjesti ‘heroik’ i deputetit të LDK-së, zhytet në pus për ti ndihmuar bashkëfshatarët (FOTO)

Publikuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, u ka dalur në ndihmë bashkëfshatrëve  në fshatin Piranë pas përmbytjeve nga shiu, ku pësuan dëmë të mëdha.

Ukaj, me të parë gjendjen e jashtëzakonshme nga moti në fshatin Piranë në Prizren, ai doli të takoj bashkëfshatarët e tij për t’i parë se në çfarë gjendje janë. Madje i njëjti hyri mes për mes ujit.

Kujtojmë, që në Kosovë qe tri ditë, po mbretëron mot i ligë i shoqëruar me reshje të shiut dhe brëshër, gjë e cila ka shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Ky mot ka bërë që shumë rrugë, veçmas ato në zonat rurale të përmbyten nga uji, si në fshatin Piranë në Prizren.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK