Kosovë
Gjermania shënon rreth 800 raste të reja me koronavirus

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 797 raste të reja me koronavirus.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 176,007 persona, shkruan “Reuters”.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 83 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8,090.
Gjermania është në mesin e vendeve me shifrën më të lartë të të infektuarve në Evropë, por vazhdimisht e ka mbajtur numrin e viktimave në nivel më të ulët se disa vende të tjera, si Spanja, Italia, Franca dhe Britania e Madhe.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka biseduar të martën me kryeministrat e vendeve të Vishegradit – ku bëjnë pjesë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria – dhe të gjithë janë pajtuar t’i largojnë në mënyrë graduale kufizimet e lëvizjes dhe kontrollet kufitare sapo të mundësohet një gjë e tillë nga situate e pandemisë.

















