Sport
Gjashtë skuadra të Serie A nuk po paguajnë pagat e lojtarëve

Raportimet e fundit nga Italia flasin për një neglizhencë të gjashtë skuadrave të Serie A, që mund të sjell probleme akoma më të mëdha.
‘La Repubblica’ raporton se janë gjashtë skuadra që nuk kanë paguar pagat e lojtarëve që nga muaji janar, derisa debati për reduktim në paga po vazhdon, transmeton lajmi.net.
Ka disa skuadra që kanë arritur marrëveshje me lojtarët për reduktim në paga gjatë kohës së pandemisë, përfshirë Juventusin dhe Romën, por të tjerat skuadra kanë hasur në rezistencë.
Lojtarët duan të sigurohen se nëse pranojnë reduktimet në paga, ato para do të shkojnë për të ndihmuar stafin e liruar nga puna.
Me raportimet e fundit lidhur me mos-pagesën e pagave, situata pritet të komplikohet edhe më shumë. /Lajmi.net/






















