Kosovë
Gazetarja shkon në komunën e Prizrenit të Haskukës: Habitet nga mos-respektimi i masave, e quan “hipokrizi”

Ndërtesat e komunave tona do të duhej të ishin vendet ku më së shumti do të respektoheshin masat e kërkuara nga OBSh-ja, dhe vetë komunat, për t’u mbrojtur nga infektimi prej koronavirusit. Por ja që, Prizreni del të jetë ndryshe.
Kjo sipas gazetares Adelina Hasani e cila thotë se sot ishte në komunën e Prizrenit për të marrë një dokument ku pa se nuk kishte “asnë respektim të distancës”.
“Perderisa u mundova me respektu distancen dy persona vec ma morren vendin. Nderkohe askush nuk mund te hyne ne objektin e komunes pa maske. Hipokrizi!” – ka shkruar ajo në Facebook-un e saj, përcjell Periskopi.
Ajo ka përsëritur rekomandimin e OBSh-së, dhe të institucioneve tona që të respektohet distanca sociale prej dy metrash pasi që një gjë e tillë na mbron nga virusi më shumë se sa maskat.
Statusi i plotë:
Sot isha ne komune te Prizrenit per me marr nje dokument. Rrendi i pritjes ishte i gjate pa asnje respektim te distances. Perderisa u mundova me respektu distancen dy persona vec ma morren vendin. Nderkohe askush nuk mund te hyne ne objektin e komunes pa maske. Hipokrizi!
Mire me e kuptu qe vendosja e maskes jo detyrimisht na mbron nga virusi (lexo burimin nga OBSh). Mirepo pa dyshim, respektimi i distances na mbron nga virusi!





















