Connect with us

Kosovë

Gazetari Matoshi: Arben Vitia është i dorëhequr, ai tregoi shkallën e paaftësisë

Publikuar

Gazetari i njohur kosovar, Halil Matoshi, ka komentuar konferencën për shtyp të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe deklaratat e tij për vdekjen e 25 vjeçarit nga Gjilani. 

Ministri Arben Vitia lexoi para gazetarëve se “ishte prekur shumë” nga një gjë e tillë dhe se po mendonte të ofronte dorëheqjer por se megjithatë kishte përgjegjësi në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Matoshi ka konsideruar se ministri Vitia tashmë është i dorëhequr sipas Kushtetutës së Kosovës, ashtu si e gjithë Qeveria Kurti, shkruan Periskopi.

“Sot u pa shkalla e paaftësisë me u përballë me agjendat shtetnore e Ministrit të Shëndetësisë, kur ndonëse âsht i dorēhequn, u thotë gazetarëve të ketë menu për dorëheqjen, në ni gjendje akull të ftohtë dhe pa pa asni sens përgjegjësie p’ej shtetari, kur mas vetës dhe Liderit të tij i ka dy shkelje të Kushtetutës ngjim, për të njajtën arsy: Masat pa mbështetje në aktin ma t’naltë politik-juridik të vénit, pra tuj ia nënshtru paligjësisë liritë dhe të drejtat e njeriut!?” – ka komentuar gazetari Matoshi. 

Ai ka cituar edhe një nen të Kushtetutës sipas së cilës nëse Qeveria bie për shkak të mocionit të mosbesimit ajo konsiderohet si qeveri në dorëheqje.

Ndryshe, në opinionin publik janë shtuar thirrjet që kërkojnë dorëheqjen e ministrit në fjalë për shkak se një 25 vjeçar nga Gjilani vdiq dje në karantinën e Konvikteve pasi raportohet të jetë hedhur nga kati i katërt.

Megjithëse ministria tha se ai nuk kishte ofruar vërtetim për gjendjen shëndetësore, Periskopi me anë të një dokumenti demantoi këto pohime.

Statusi i plotë: 

Pēr çfarë dorëheqje po flet Ministri i Shëndetësisë?

Qeveria e râme me mocion mosbesimj. simas germës së Kushtetutës cilësohet e dorëhequn’

Sot u pa shkalla e paaftësisë me u përballë me agjendat shtetnore e Ministrit të Shëndetësisë, kur ndonëse âsht i dorēhequn, u thotë gazetarëve të ketë menu për dorëheqjen, në ni gjendje akull të ftohtë dhe pa pa asni sens përgjegjësie p’ej shtetari, kur mas vetës dhe Liderit të tij i ka dy shkelje të Kushtetutës ngjim, për të njajtën arsy: Masat pa mbështetje në aktin ma t’naltë politik-juridik të vénit, pra tuj ia nënshtru paligjësisë liritë dhe të drejtat e njeriut!?

Kushtetuta e Kosovës në Nenin 100, [Mocioni i Votëbesimit] Pika 6 thotë e bardha në të zezë:

6. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.
——————
Pra ministri shihet ashiqare që nuk e ka dert Kushtetutën dhe as që e ka lexu atë, flet për mundësinë e dorëheqjës tuj kânë i dorëhequn tashma!?
Prej çfarë ai po menonte me u dorëhjekë!?

NA NDIQ NË FACEBOOK