Kosovë
Gazetari i Kohës së Surroit guxon t’i mëshojë Qeverisë Kurti: Thotë se abuzuan me xhamitë

Gazetari i Kohës Ditore që u sulmua së fundi nga eksponentë të VV-së, Besnik Krasniqi, ka komentuar lehtësimin e masave që sot u njoftua nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ku ndër tjera u tha edhe se do të lejohej falja nëpër xhami.
Kjo duket se ka irrituar Krasniqin pasi komuniteti mysliman në vend nuk u lejua që të falte namazin e Bajramit të dielen në mëngjes siç ndodhte zakonisht në emër të luftës kundër koronavirusit, shkruan Periskopi.
Sidoqoftë, vetëm një ditë pas ditës kur duhej të falej Bajrami, Vitia njoftoi se do të lejohej falje në to prej të premtes së ardhshme.
Grupi Koha që drejtohet nga Flaka Surroi ka mbështetur Vetëvendosjen gjatë kësaj periudhe të polarizuar politike.
Krasniqi e ka quajtur një gjë të tillë “abuzim me masat kundër pandemisë.”
Statusi i plotë:

















