Kosovë
Gashi i LDK’së: Javën e ardhshme vendi do të jetë me qeveri të re

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Arben Gashi, para mediave tha se java e ardhshme do ta gjejë Kosovën me qeveri të re, përcjell Periskopi.
Ai pas takimit të Grupit Parlamentar tha se presin vendimin e Kushtetueses para ditës së Premte.
“Java e ardhshme do ta gjejë Kosovën me qeveri të re, nuk kam informacione që më herët , vendimi del më para të Premtes. Gjykata i ka punët e veta dhe na e bëjmë punën tonë. Njëra nga tri shtyllat tonë është dialogu, qeveria e ardhshme është e gatshme për dialogun”, tha ai./Periskopi






















