Kosovë
Gashi: E fyeva Nushin sepse përmendi djalin tim Albinin

Avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi ka folur pas incidentit që pati me Nol Nushin pas debatit në RTK, transmeton Periskopi.
Gashi në Debat Plus ka thënë se s’ka pasur rrahje dhe se arsyeja pse ka fyer Nushin e PSD’së është sepse ky i fundit ia kishte përmendur djalin e tij.
‘’Asgjë ska ndodhur. Pas debatit, kemi zhvillu debat në mënyrë të ashpër jashtë. S’ka pasë rrahje. Nushi ka mujt me gju me ujë, por unë se kam konsideru dicka të rastësishme meqenëse debate vec ka qenë i përfundum dhe të gjithë e dijnë se ska pasë kurrfarë rrahje’’
‘’S’ka pasë dicka që ia vlen të përmendet. Atë që ia kam përmend, është e incizuar, dhe në televizion. Më ka përmend cështje personale, familjen. Më ka thënë se Albini djali im nuk i ka meritu dhe marre votat në zgjedhje. Pastaj ia kam kthyer, Ka qenë e barbartë.’’/PERISKOPI/





















