Sport
Garat sportive nuk fillojnë para 2 qershorit

Në këtë konferencë, Vitia ka bërë të ditur se garat sportive nuk do të fillojnë para datës 2 qershor.
“Gjatë kësaj jave kemi pasur takime me shumë akterë të tjerë ku kemi diskutuar rreth mënyrës se si t’i qasemi fazës së dytë. Në mësin e këtyre takimeve kanë qenë edhe ato me Komitetin Olimpik si dhe me Federatën e Futbollit të Kosovës”.
“Gjatë këtij takimi, jemi dakorduar që ditëve në vijim të merret një vendim se si do t’i qasemi këtij problemi”.
“Jemi dakorduar edhe me mirëkuptimin e të pranishme se fillimi i garave nuk mund të fillojë para fazës së tretë – 2 qershorit”. /Lajmi.net/






















