Connect with us

Sport

Futbollisti që ‘u vra në një përplasje me motor’, tani rezulton i gjallë

Publikuar

Ish-mbrojtësi i Schalke Hiannick Kamba ‘vdiq’ në vendlindjen e tij në Kongo para se të paguante një “shumë prej gjashtë shifrash” gruas së tij si pjesë e një marrëveshjeje sigurimesh.

Sipas të përditshmes gjermane Bild, Kamba – i cili tani do të ishte 33 vjeç – është kthyer në zonën Ruhr të Gjermanisë dhe po punon përsëri në punën e tij të vjetër si kimist për një furnizues të energjisë, transmeton lajmi.net.

Raporte të tjera gjermane e përshkruajnë atë si “dukshëm jo i vdekur”.

Kamba ishte një mbrojtës i djathtë i skuadrës të rinjve të Schalke dhe luajti përkrah Manuel Neuer para largimit të tij në korrik 2007.

Ai vazhdoi të luante për disa skuadra gjermane të ligës së ulët dhe luante për VFB Huls kur lajmet për vdekjen e tij dolën në janar të vitit 2016.

Thuhet se Kamba, 29 në atë kohë, la miqtë e tij për të bërë një udhëtim në “brendësinë” e Kongos pa dokumente, telefon ose paratë e tij dhe vdiq në një aksident motorik pas kësaj.

Dhe kur lajmet për vdekjen arritën në Gjermani, ish-gruaja e Kamba thuhet se ka prodhuar një certifikatë vdekjeje nga shteti i Kongos dhe një njoftim funeral për të siguruar pagimin e ‘gjashtë shifrave’.

Është e paqartë nëse dokumentet e marra në Kongo ishin të falsifikuara apo thjesht të blera përmes korrupsionit. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK