Connect with us

Sport

Fury i thotë “PO” ofertës së Tyson për meçin e ëndrrave

Publikuar

Përballja besohet të ndodh me kthimin e Mike Tyson në rig, i cili është duke u stërvitur maksimalisht ditëve të fundit.

Mike Tyson gjithashtu ka qenë i përfolur për një sfidë me armikun e tij të vjetër, Evander Holyfield, pavarësisht se dyshja kanë një moshë të kombinuar prej 110 vjeç.

Por deri më tani, Tyson ka arritur marrëveshje vetëm me 31 vjeçarin Fury, i cili në të kaluarën ka qenë kampion i peshave të rënda në boks.

Fury për BT Sport ka thënë: Kam marrë një telefonatë me një mundësi për të luftuar me Mike Tyson. Unë mbeta duke thënë çfarë?”.

“Po, unë mora një telefonatë ku më është thënë: A do të dëshironit të luftonit me Mike Tyson? Unë thash po”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK